Rama mbërrin në Serbi në kuadër të “Open Balkan”, në vend të Zaev do të jetë zv/kryeministri Dimitrov

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Beograd, ditën sotme do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e “Open Balkan”. Vendet pjesëmarrëse janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri Edi Rama, mbërriti në Beograd mbrëmjen e djeshme, ndërsa do të jetë i pranishëm në darkën që do të shtrojë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ku të ftuar janë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Në kuadër të Ballkanit të Hapur, Vuçiç do të takohet me Ramën dhe Dimitrov. Ndërkohë, për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev, në vend të tij do të shkojë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov. Pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, partia e Zoran Zaev pësoi një humbje dhe ai u dorëhoq.

Zaev mori përgjegjësinë për këtë humbje, por tha se LSDM do të vazhdojë të qeverisë vendin, duke nënkuptuar se angazhimi e premtimet e bëra edhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të mbeten. Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, “Open Balkan”, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekuj ndasi, kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria e lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrah edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania, e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

You may also like