Rama kundër zhurmës me spiunët rusë, përgënjeshtron suksesin e Niko Peleshit kundër agjenturave

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar kurs lidhur me incidentin e ndodhur pak ditë më parë në Uzinën e Gramshit. Edhe pese fillimisht i pari qeverisë, është shprehur se ushtarakët në Gramsh neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh, dje ai e cilësoi këtë episod si komedi, pasi sipas tij, nuk jemi përpara një rasti spiunazhi.Në konferencën për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut ai u pyet për praninë e agjentëve rusë në vendin tonë pas incidentit në Gramsh, teksa i cilësoi qesharake pretendimet se tre të arrestuar me akuza spiunazhi nga Prokuroria e Elbasanit, ishin duke bërë këtë në uzinën e Gramshit.“Meqë ma dhatë mundësinë, më lejoni të them se mjegulla e ngritur ndaj objekteve të rëndësisë së veçantë është për të qarë e për të qeshur. Ato nuk janë objekte, ato janë karakatina të deklastifikuara si objekte të rëndësie së veçantë në vitin 2012.Kanë statusin e SHKP-ve, si të shkualifikuara”, tha ai. Rama u shpreh se qëllimi i vërtetë i tyre në këto zona ishte fotografimi. Ai gjithashtu ‘thumboi’ të gjithë reporterët dhe kronikanët të cilët zmadhuan në formën e një shfaqjeje.“Të bësh spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë ne, këta persona çfarë qëllimesh kanë. Sepse më falni po një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë që duket sikur thërret aman më shihni më kapni se jam e veçantë. Kështu që i takon hetimit të përcaktojë më shumë. Shqetësimi ynë është ky është qëllimi i vërtetë. Kjo i shërbeu nxitjes së një kapërdijë se panik nuk kishte, pashë njerëz që bënin humor të thirrjeve të urrejtësve profesionist.Ndërkohë që duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi për qëllimin. Nuk ka lidhje kjo me objekte, a jeni në vete apo jo? Në kohën kur flitet për luftë yjesh, për raketa, të thuash për sigurinë kombëtare me aparat në dorë është qesharake. Këta persona të cilët, për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bën detyrën e tyre, janë persona të dyshuar për spiunazh. Por çfarë shihet pas kësaj shfaqjeje me vëmendje që mori edhe me ndihmën tuaj me ca reporterë që kërcenin atje.Spektakël me ndihmë të gjithë kronikanëve”, tha Rama.

Incidenti në Gramsh, ja çfarë tha Rama më20 gusht

Por ky reagim i Ramës, vjen pas një sërë komentesh nga opozita për ngjarjen në uzinën e Gramshit dhe duket se një ndryshim kursi, referuar asaj që ai tha më 20 gusht të këtij muaji, duke e cilësuar rastin e Gramshit si “spiunazh”. “Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”, nënvizoi Rama.

Si ndodhi ngjarja në Uzinën e Gramshit

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.Ndërkohë, një ditë më vonëpolicia ka arrestuar edhe katër turistë çekë në fabrikën e Poliçanit. Ata u arrestuan në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit. Ata po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan, ndërsa për tu futur kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin. Por, në fakt pisa e hetimeve për ta nuk ishte spiunazhi, pasi dyshohet se ishin thjesht turistë.

You may also like