Rama konferencë me Yuri Kim, kryeministri falenderon ambasadoren: Ky investim falë jush

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në një konferencë i shoqëruar bashkë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Kjo konferencë po mbahet në kuadër të zbatimit të projektit për bazën ajrore të NATOS në Kuçovë.

Deklarata e Ramës:

“Është shumë e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabilitet, për këtë arsye Shqipëria merr një rëndësi kritike në Ballkan. Këto janë fjalët e Tod Ëallters, në një vlerësim të bërë prej tij mbi rëndësinë e vendit tonë si pikë ndikuese në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, gjatë një dokumentari të NATO-s për bazën e Kuçovës. Vendimi që mori NATO për ta përzgjedhur këtë mjedis, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë aleancë, e cila bashkon vende që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ja vlen të luftohet. Për ne lajmi i kësja vendimmarrjeje të NATO ishte shumë i mirëseardhur, sepse jo vetëm krijonte një vlerë të re në infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por përconte edhe një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik, në aspektin gjeografik, dhe pozitën tonë në NATO në aspektin politik, por edhe ushtarak.

Jemi dëshmitarë se sa shumë mosbesim ka pasur kur është dhënë lajmi atëherë se NATO do të ngrinte bazën e saj në Kuçovë. Kishte shumë që thoshin që asnjëherë ky moment nuk do të vinte, kur Kucova do të shndërrohej në vendin ku do të zbatoheshin pesë projekte. Dhe përvec investimeve, do të impaktohet edhe ekonomia, ndërsa në aspektin social zona e Kuçovës do të ketë një përfitim si të ardhur nga qielli. Është bërë zakon të përmendim ambasadoren e SHBA në vendin tonë, por këtë herë më duhet ta përmend se, falë anazhimit të drejtpërdrejtë të ambasadores Kim dhe strukturat e tjera përkatëse, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë NATO-n.“-tha Rama.

You may also like