Rama: Jemi në proces të funksionalizimit të strehimores për qentë, po presim nga Qeveria ligjin për kafshët

by admin
Spread the love

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë në proces të funksionalizimit të strehimores për qentë endacakë dhe se lokacioni është i gatshëm, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se i kanë edhe shtatë llote të reja për
kapje, spastrim dhe sterilizim.

Rama shtoi se me problemin e qenve endacak nuk
mund të merret vetëm komuna por edhe Qeveria, andaj edhe duhet pritur vendimin
e qeverisë për rregulloren e re për ligjin për kafshët.

“Ne vetëm e kemi vendosur lokacionin dhe jemi
në proces të funksionalizimit të strehimores. Mirëpo i kemi edhe shtatë llote
të reja për kapje spastrim, sterilizim të cilat janë duke kaluar nëpër
prokurim. Nuk mundet vetëm komuna e Prishtinës të merret me problemi e qenve
për arsye se është një problem i krejt vendit edhe komunave tjera dhe qeveria
duhet të merret me të. Jemi duke pritur vendimin e qeverisë për rregulloren e
re për ligjin për kafshët”.

“Duhet edhe një ndryshim që të na mundësoj që këtë çështje ta zgjidhim mirë e shpejt në gjithë territorin e Kosovës. Pra duhet t’i adaptojmë mundësitë që të mos ketë qenë endacak. Qentë të jenë ose pronësi e komunave ose të pronarëve dhe duhet t’i regjistrojnë. Në momentin që kapim qentë nuk duhet t’i lëshojmë prapë në rrugë po duhet dikush të ketë pronar. Duhet të shikojmë mënyrat më të mira që i përshtaten Kosovës sepse ligji duhet të na mundësoj këtë”, u shpreh Rama.

You may also like