Rama dhe Escobar folën për dialogun Kosovë-Serbi dhe “Ballkanin e Hapur”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri shqiptar, Edi Rama,  ka treguar detaje nga takimi me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar.

Rama tha se ky ishte një takim shumë miqësor ku u fol për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe SHBA-së, por temë diskutimi ishte edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur”.

“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, ka shkruar Rama.

Në Tiranë, Gabriel Escobar u prit edhe nga Olta Xhaçka, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme e cila tha se ishte një takim i shkëlqyer duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe nga vizita në Maqedoninë e Veriut nga ku Escobar u takua edhe me presidentin Stevo Pendarovski, në Shqipëri ai preferoi mos ta përfshinte në agjendë presidentin Ilir Meta.

You may also like