Rama bën për “ujë të ftohtë” drejtoritë: Ujësjellësit me krushqira, gjashtë herë më shumë punonjës seç duhet, doni të mos paguani edhe 50% të energjisë

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama, ka “marrë në pyetje” gjithë drejtuesit e bashkive socialiste, ka folur edhe gjatë aktivitetit për nënshkrimin e Marrëveshjeve për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellësve në bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan, Lushnje.

Rama nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar gjashtë herë më shumë punonjës sesa duhen dhe kjo është bërë për ndere e krushqi.

Sipas Kryeministrit, punësimi pa kriter në drejtoritë e ujësjellësve është një veprim aq më tepër në këtë kohë kur kërkojnë edhe përgjysmim të çmimit të energjisë, për të cilën çmimi është rritur frikshëm në treg.

Ne kemi gjashtë herë më shumë punonjës ujësjellësi sesa na duhen. Nga vinë këta? Nga rrugët e krushqive. Po nuk mund të bësh dot politikë sociale punësimi me ndërmarrjet. Nëse kemi pas sukses me energjinë është se kthyem OSHE nga një rifuxho njerëzish që i fusnin deputetët dhe krushqit.

Ndërkohë që në ujësjellësa është një gjë e paimagjinueshme dhe kjo marrëveshje që është një tërësi ndërvarësish midis bashkisë dhe qeverisë, do të bëjë që kjo praktikë sociale se kjo është në thonjëza sociale, dhe që duhet të marrë fund, në lidhje me financat e shtetit.

Në kushtet kur kostot e energjisë janë bërë marramendëse, ju e doni që t’i faturoni arkës së shtetit jo vetëm koston e rritur, por më shumë se gjysmën e të gjithë energjisë që harxhoni. Ju doni të mos paguani më shumë se gjysmën e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhi më se nuk është gjysma e energjisë që ishte para se të fillonte kjo kriza e tmerrshme por është më shumë se gjysma e energjisë në kushtet kur kjo kushton sa qimet e kokës. Problemi tani është ka apo s’ka energji se edhe mund të kesh lekët por s’ka energji”, tha Rama.

You may also like