Rama batuta me të rinjtë: FRESSH u bë 30-vjeç s’quhet më i ri, vetëm Pandeli Majko nuk plaket

by admin
Spread the love

Gjatë fjalës së mbajtur në 30 vjetorin e themelimit të FRESSH, Kryeministri Rama, nuk i ka kursyer as batutat me të ftuarit, ku Kryeministri, duke iu drejtuar të rinjve tha se forumi i FRESSH, nuk është më i ri dhe sipas tij u takon atyre që të shkojnë përtej traditës, ndërkohë që nuk ka lënë pa bërë batuta me themeluesin e FRESSH, Pandeli Majkon.

FRESSH-i nuk është më ri pasi mbushi 30 vjeç, ndërkohë që vetëm Pandeli Majko mbetet i ri, thotë Rama!

Kini besim se për sa kohë njerëzit mund të bashkëveprojnë, për aq kohë do të jenë në gjendje të bashkëveprojnë. Mbase koha ikën gjithmonë e më shpejt se sa politika i afrohet të ardhmes, ndoshta i japin më tepër arsye për të mos u afruar se arsye për të shkuar. Po të gjitha këto nuk justfikojnë braktisjen e politikës në grushtin e disa politikanëve. Dua të shkoni përtej FRESSH. U bë 30 vjecc tani dhe nuk quhesh më i ri. 40, 50, 60, 70, 80, 90, 100, i ri mbetet Pandeli Majko askush tjetër. Përpiqet Taulanti i shkretë po s’ja arrin dot. Kush ka oreks le ta hajë, kush përpiqet ta mbajë le ta mbajë, por duhet të shkoni përtej FRESSH, sepse duhet të shkoni përtej traditës. Të rinjtë i shikon si figurantë nëpër sfondet ku flasin kandidatët”, u shpreh Rama.

Lexo lajme interesante

You may also like