Rakiq i kërkoi të mos u drejtohet më serbëve në gjuhën e tyre, Kurti e bën përsëri nga Qeveria

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë të mërkurën ka folur për reciprocitetin me Serbinë.

Pos në gjuhën shqipe, ai ka folur edhe në atë serbe.

E ky element nuk iu ka ikur mediave në Serbi, të cilat kanë raportuar që kryeministri i Kosovës ka folur edhe në serbisht gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Kurti iu drejtua serbëve të Kosovës në gjuhën serbe, përkundër asaj që kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është edhe ministër i Kurtit, ka kërkuar nga ky i fundit që të “mos iu drejtohet serbëve në gjuhën serbe”.

Por Kurti s’e ka përfillur këtë kërkesë – e ka vepruar të njëjtën. Ka folur në serbisht kur është fjala për reciprocitetin në targa që do të hyjë në fuqi më 1 shtator.

You may also like