Raketat ruse goditën ndërtesat ku ndodheshin civilët, shkon në 25 numri i viktimave në Ukrainë

by admin
Spread the love

Sulmet ajrore me raketa ruse në Ukrainë kanë goditur ndërtesat ku ndodheshin civilët, ndërsa numri është rritur sërish.

25 personat që kanë humbur jetën, katër prej tyre fëmijë, ndodheshin në një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit.

Më shumë se 10 orë pas sulmit, ekipet e shpëtimit po punonin ende në vend, ndërsa banorët u përpoqën të merrnin disa nga gjërat e tyre.

Ministria ruse e mbrojtjes raportoi se ushtria e saj kishte shënjestruar me sulme njësitë rezervë të ushtrisë ukrainase. Ndër të tjera agjencia shtetërore e lajmeve RIA tha se Rusia po synonte njësitë rezervë dhe përdori armë me precizion të lartë.

Në Uman u shkatërrua një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe, e cila u shemb pasi u godit nga raketa.

You may also like