Raketat ruse godasin një qendër tregtare në Kiev, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

by admin
Spread the love

Kievi assesi të çlirohet nga sulmet ajrore dhe granatimet ruse, ku gjatë mbrëmjes së kaluar ishte sërish objektiv i bombardimit.

Edhe kësaj radhe rusët nuk kanë zgjedhur caqet ushtarake – pra goditën një qendër tregtare e cila u bë shkrumb e hi nga shpërthimi i fuqishëm, që erdhi si pasojë e raketa që ranë mbi të.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur raketat godasin qendrën tregtare në kryeqytetin e Ukrainës, dhe më pas i tërë qielli shndritet nga shpërthimi i fuqishëm.

Megjithatë, ukrainasit assesi nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, madje po e kundërshtojnë fuqishëm ushtrinë e Vladimir Putinit, i cili vazhdimisht po hedh bomba mbi civilë.

Rruga Press

You may also like