Raketa me rreze të gjatë veprimi dhe armë antitank/ SHBA-ja 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të japin një ndihmë tjetër për Ukrainën prej 2 miliardësh dollarë.

Kjo për herë të parë përfshin raketa me rreze më të gjatë veprimi, si dhe municione dhe armë të tjera.

Ndihma pritet të shpallet brenda kësaj jave dhe do të përfshijë pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armë antitank Javelin, thanë zyrtarët.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në 24 shkurt të vitit të kaluar.

Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.

Së fundmi, Ukrainës i janë premtuar edhe tanke gjermane dhe amerikane.


Top Channel

You may also like