“Raketa” e De Bruyne, belgu shënoi golin më të mirë personal mbrëmë ndaj Leeds

by admin
Spread the love

Kevin De Bruyne ka shënuar një gol në stilin e një raketë absolute, teksa Manchester City arriti në fitore të madhe 7-0 ndaj Leeds United në Etihad Stadium të shtunën mbrëma.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Phil Foden (8’), Jack Grealish (13’), De Bruyne (32’, 62’), Riyad Mahrez (49’), John Stones (74’) dhe Nathan Ake (78’).

Megjithatë, goli i dytë personal i mesfushorit belg, De Bruyne, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen e ndeshjes.

De Bruyne shënoi një supergol nga rreth 25 metra, duke çuar epërsinë në 5-0 për Cityn në atë kohë.

Ky gol i belgut ishte padyshim njëri nga më të mirët me fanellën e Cityt dhe në përgjithësi në karrierën e tij.

You may also like