Raiola: Vërshëllimat janë trishtuese, Milani nuk e ka mbrojtur Gigio-n

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tifozët në “San Siro” nuk e kursyen aspak portierin Donnarumma, madje ia bënë ferr 90-minutëshin e ndeshjes Itali-Spanjë, duke e shpërqendruar jo pak në pjesën e parë dhe njëkohësisht duke ndarë opinionin sportive në lidhje me këtë situatë.

Megjithatë në krah të 22-vjeçarit, doli menaxheri i tij Mino Raiola, i cili deklaroi se i takon klubit të Milanit të marrë në mbrojtje portierin, duke qenë se fansat kuqezi po shfrytëzojnë çdo rast për të shprehur mllefin ndaj tij.

“Më vjen shumë keq për vërshëllimat ndaj Donnarummës. Më shqetëson fakti që Milani nuk distancohet asnjëherë zyrtarisht nga kontestimet, për të mbrojtur në një farë mënyre edhe djaloshin. Ajo që ndodhi, është e turpshme dhe e trishtueshme në të njëjtën kohë. Çfarë faji ka portieri? Ai është sjellë gjithmonë si profesionist, si me Italinë, ashtu edhe me Milanin. Këta të fundit e dinë të vërtetën e largimit, pasi nuk ditën dhe nuk mundën ta mbanin më gjatë”, u shpreh Raiola.

Portieri Donnarumma vendosi të largohej këtë verë nga Milani me destinacion Parisin, duke qenë se I përfundoi kontrata dhe refuzoi rinovimin, gjë që tifozët kuqezi duket se nuk kanë ndërmend t’ia falin ndonjëherë.


Top Channel

You may also like