Rahovec: Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia në Rahovec njofton se kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe se në fshatin Krushë e Madhe është arrestuar i dyshuari B. B., i lindur në vitin 1985, si dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Bëhet e ditur se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

You may also like