Rafuna bën thirrje për dialog Qeveri-Kuvend: T’u ndihmohet bizneseve ta tejkalojnë krizën

by admin
Spread the love

Kryetari i Odës
Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online
ka bërë të ditur se me marrjen e detyrës së re do të jetë partnerë konstruktiv
i të gjitha institucioneve përfshirë Kuvendin, Qeverinë dhe presidencën.

Megjithatë,
kryetari Rafuna tha se ka kërkuar takim me presidenten Vjosa Osmani, kryepalramentari
Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai beson se me një
bashkëpunim të mirëfilltë me institucionet e vendit do të punojnë për të mirën
e biznesit dhe zhvillimit ekonomik.

“Me marrjen e
detyrës time kam deklaruar që Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë partnerë
konstruktiv i te gjitha institucioneve të vendit duke përfshirë edhe qeverinë,
kuvendin dhe presidencën. Një partnerë i cili do të ndihmojë të gjitha institucionet
e vendit në arritjen e qëllimit strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit
dhe një mirëqenie më të mirë sociale. Nuk kam dyshimin me të vogël që ne si Odë
Ekonomike do të kem një bashkëpunim të shkëlqyeshëm”.

“Unë duke përfill kërkesat
ligjore që dalin nga ligji i Odës, por edhe nga protokolli i shtetit. Tani kam
ushtruar kërkesë për takim në presidencë dhe shumë shpejt kërkesat do t’u përcjellë
edhe te kryeparlamentari dhe kryeministri i vendit. Unë kam besim që së bashku
me të gjitha institucionet do të punojmë për të mirën e biznesit dhe zhvillimit
ekonomik”.

Sipas tij, Oda
Ekonomike e Kosovës ka nevojë te ngritet në një nivel tjetër duke përfaqësuar
dhe mbrojtur kërkesat e biznesit.

“Funksionimi i
Odës Ekonomike deri më tani ka qenë duke u bazuar në ligjin e themelimit të Odës
Ekonomike. Oda ekonomike ka nevojë që të ngritet në një nivel tjetër. Në mandatin
tim Oda Ekonomike komplet do ta ndërrojë mënyrën e veprimit që ne do të lobojmë
do të përfaqësojmë kërkesat e biznesit por edhe t’i mbrojmë ato në atë kuptimin
që do të jemi kërkues kundrejt institucioneve të vendit që do ndikojnë për
thithjen e investimeve të huaja në Kosovë. Kemi listë të tërë të
bizneseve”.

Rafuna theksoi se
te gjitha bizneset janë duke u përballur me sfida të mëdha që nga koha e pandemisë
e deri tani me çështjen e reduktimit të energjisë elektrike.

Me një dialog
publiko-privat me Qeverinë dhe Kuvendin, 
Rafuna është i bindur se do të gjejnë zgjidhje që të ndihmojnë bizneset
për t’i tejkaluar këto sfida, raporton EO.

“Bizneset tona
janë duke u përballë me sfida të ndryshme. Sfida e parë ka qenë që kanë qenë të
mbyllur gjatë pandemisë dhe mbijetesa mbas pandemisë. Tani shqetësim është çështja
e reduktimit të energjisë elektrike”.

“Dhe pritjet tona janë që me një dialog publiko-privat me qeverinë dhe kuvendin jemi të bindur që do t’i gjejmë zgjidhjet më të mira që ta ndihmojnë biznesin t’i tejkalojë sa më pak pasoja këto sfida”.

You may also like