Rafael Leao: Oferta e Milanit nuk mund të refuzohej

by admin
Spread the love

Rafael Leao është një nga lojtarët kyç në ekipin e Milanit të Piolit. Duke parë dhe interesimin e ekipeve të mëdha të Europës, duke përfshirë dhe Chelsean, kundërshtarin e radhës për Milanin në Champions League, duket se besimi i kuqezinjve për Leaon është i madh. Por, karriera e Leaos në Serie A nuk ka qenë gjithmonë kaq e mirë.

“Transferimi tek Milan në moshën 19-vjeçare ishte vërtetë i ndërlikuar, mendoja se nuk mund të jepja më të mirën time. Megjithatë nëse Milani të thërret nuk mund ti thuash jo. Nuk mund ta humbisja një rast si ky me mundësinë që Milani më dha”, ka thënë portugezi.

Klubi kuqezi ka patur gjithmonë besim te talenti i Leaos, dhe është vetë lojtari që e konfirmon këtë gjë: “Klubi më ka lënë të kuptoj që nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga unë. Besimi i ekipit për mua më ka ndihmuar dhe më ka bërë të përmirësohem. Ndjej se jam një burim i çmuar për ekipin.“ ka thënë Leao. / Oversport.tv

You may also like