Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri – Shqip

by admin
Spread the love

Në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti e ka vizituar “Radio Kosova e Lirë, që tash është studio-bunker.

Ai ka thënë se ishte radio e Kosovës që luftonte për liri.

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri”, ka shkruar Kurti në Facebook, të mërkurën.

Ai ka thënë se ky studio-bunker është nën përkujdesjen e shtetit të Kosovës.

“Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit”, ka shkruar Kurti.

You may also like