Radev: Veto do të ketë derisa të mos përmirësohet jetesa e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Presidenti i Bullgarisë  Rumen Radev është ankuar se bullgarët në Maqedoninë e Veriut i nënshtrohet asimilimit dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera. Radev deklaroi se derisa të vazhdojë kjo gjendje  Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Presidenti Radev ka deklaruar gjithashtu se, pret që bullgarët në Maqedoni të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka shtuar se, gjithashtu prej që të njihet “e vërteta historike”, siç ka qenë e pranuar “e vërteta historike me Greqinë”.

Sipas tij, kjo nuk është veto dhe as nuk është ndalim i procesit të integrimeve të BE-së në vend, por Bullgaria dëshiron të respektohen principet themelore evropiane dhe interesat e çdo vendi anëtarë të BE-së.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like