Radev të hënën mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, do të diskutohet për Skupin dhe Tiranën

by admin
Spread the love




Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev të hënën mbledh Këshillin e  Sigurisë Kombëtare.

Nga Presidenca bullgare informojnë se në  mbledhjen e Këshillit të Sigurisë  pritet të diskutohet në temën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizimit dhe asocimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”.  Takimi zhvillohet para vizitës së paralajmëruar të kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Maqedoni. Kryeministri do të arrijë në vend më 18 janar, ndërsa para vizitës tha se qëndrimi bullgar për Maqedoninë e Veriut është ruajtur. /SHENJA/


You may also like