Radev: I mirëpres synimet e qeverisë për intensifikimin e dialogut me Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev tha se Bullgaria vazhdon të jetë e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut. “Besoj se të gjitha premtimet dhe zotimet nga fqinjët tanë do të përmbushen për të përshpejtuar procesin integrues të Maqedonisë së Veriut”, tha Radev.

Kreu i shtetit përshëndeti synimet e qeverisë bullgare për intensifikimin e dialogut me interes të përbashkët. Ai përsëriti se garancitë kushtetuese për bullgarët maqedonas, ndërprerja e gjuhës së urrejtjes dhe ndërprerja e proceseve të debullgarizimit do të ndihmonin në përshpejtimin e procesit që Bullgaria të jetë në gjendje të hapë derën për negociatat e anëtarësimit.


Lexo lajme interesante

You may also like