Radev drejtuar RMV-së: S’themi ‘po’ pa u plotësuar kushtet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rumen Radev fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar, president i Bullgarisë. Në rrethin e dytë zgjedhor Radev mori 66% të votave kurse kundërkandati Anastas Gerxhikov 32%.

Gerxhikov kishte mbështetjen e partisë GERB kurse Radev mbështetjen e partisë fituese në zgjedhjet parlamnetare “Vazhdojmë me ndryshimin” dhe koalicionit “Ka një popull të tillë”. Radev në fjalimin e fitores porositi politikanët në Sofje të mos bëjnë gabime në raport me Maqedoninë e Veriut.

Parlamenti i ri nuk ka të drejtë të bëjë gabim. Qeveria e re nuk duhet të heqë dorë nga pozitat nacionale, posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin bullgar dhe historinë dhe të drejtat e bashkëqytetarëve tanë jashtë kufijve”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Ndër të parët që ja uroi Radevit fitoren ishte kryeministri Zoran Zaev. Kryeministri shkruan se në bisedë telefonike me presidentin bullgar kanë rënë dakord të vazhdojnë me dialog dhe mirëkuptim të ndërsjell të kërkojnë zgjidhje në emër të të ardhmes së përbashkët evropiane.

Autoritetet në Shkup kishin besuar fortë se me kalimin e periudhës zgjedhore, Bullgaria do të lëvizte nga pozita e saj bllokuese.

Këtë herë presim një parlament funksional dhe qeveri politike për marrjen e dritës jeshile, pra për zhbllokimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën tonë drejt BE-së”, kishte thënë kryeministri Zoran Zaev.

Por qëndrimi i Radevit duket konzistent që nga fillimi.

Nuk do të lejojmë që të na lidhen duart me lobim dhe me presion politik dhe mediatik. Nuk do të them “po” para se të shohim mekanizëm të qëndrueshëm për shkuljen e historisë së shtrembëruar dhe sjelljes ofenduese ndaj Bullgarisë që nga librat, muzetë, përmendoret, mediat dhe politika shtetërore. Nuk mund të them po para se të jem i bindur se fqinji jonë nuk do ta ndërtojë identitetin e tij me vjedhjen e historisë bullgare”, ishte shprehur Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Ai kishte thënë të njëjtën gjë para autoriteteve të vendit por edhe para përfaqësuesve ndërkombëtar.

“Këtë bllokadë nuk e bëjmë ne. Ne presim rezultate reale dhe të qëndrueshme, të lexohen kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të ndryshojnë librat shkollorë, këtë e presim për katër vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2017, monumentet me mbishkrimet e tyre, muzetë, mediat publike, të çrr ënjosin gjuhën e urrejtjes”
, pohonte Radev.

Të njëjta ishin edhe qëndrimet në ditët e fundit të fushatës.

Unë habitem se pse vazhdon të ketë spekulime se mund të ketë ndonjë kompromis për hapjen e dyerve për fillimin e negociatave para se ne të kemi dëgjuar garanci të qarta dhe të pakontestueshme. Dua t’i siguroj qytetarët bullgarë dhe të them se Bullgaria nuk mundet të thotë “po” para se të ndërpritet shkelja e të drejtave njerëzore të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, para se të plotësohen kriteret e Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, para se t’i jepet fund debullgarizimit sistematik që vazhdon me dekada, të respektohet trashëgimia kulturore e bullgarëve dhe të çrrënjoset gjuha e urrejtjes”, thoshte Rumen Radev.

Mandatari potencial për kryeministër Kirill Petkov kishte deklaruar se duhet një qasje tjetër në negociatat me Maqedoninë e Veriut duke mos shikuar vetëm aspektin historik por edhe atë ekonomik dhe infrastrukturor. Petkov do të marrë mandatin për formimin e Qeverisë në Sofje kur të formojë shumicën parlamentare. Radev do të fillojë mandatin e dytë më 22 janar 2022.

You may also like