Radeski prezantohet te Pjunik, bashkë me të edhe ish futbollisti i Shkëndijës

by admin
Spread the love

Marjan Radeski edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e tij e re, Pjunik nga Armenia. Futbollisti i deridjeshëm i FC Shkupit ofertën e armenëve e kishte pranuar që me datë 1 korrik, kur edhe “infOSport.mk” ju kishte njoftuar me kohë, ndërsa vetëm sot erdhi prezantimi.

Bashkë me Radeskin u prezantuan edhe 8 lojtarë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish fantazisti i Shkëndijës, braziliani Andre Mensalao.

Ky i fundit me fanellën e skuadrës tetovare provoi veten në 11 takime të Ligës së Parë, ku arriti të realizojë edhe 1 gol. Vlen të përmendet, se edhe Radeski më parë kishte luajtur me Shkëndijën, edhe atë për 5 vite të plota, duke regjistruar 134 ndeshje, 33 gola dhe 13 asistime.

Ndryshe në eliltën e futbollit vendor, Radeski numëron gjithsej 257 ndeshje, ku ka arritur të realizojë edhe 64 gola.

Është kjo hera e parë që 27-vjeçari Radeski do të luaj jashtë Maqedonisë, pasi deri më tani përveç dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit, kishte veshur edhe fanellën e 11 Oktomvrit, Metalurgut dhe Akademia Pandevit. (infOSport.mk)

You may also like