Radari nuk fal, 404 dënime për një ditë në Maqedoni – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Plotë 404 dënime për shpejtësi janë dhënë vetëm gjatë ditës së djeshme në Maqedoni. Kështu kanë njoftuar nga MPB, sipas të cilëve gjatë ditës së djeshme ka pasur aksion të intensifikuar në gjithë territorin e shtetit kundër “shoferëve të shpejtë”, përcjell KlanMacedonia.

“Prej 404 shoferëve, 31 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 219 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 185 jashtë vendbanimit”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor./KlanMacedonia

You may also like