Raci: Nuk pres që të shtunën të kemi marrëveshje të madhe (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë që nuk pret që të shtunën (18 mars), të ketë një marrëveshje të madhe, në ditën kur është paralajmëruar që  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Nuk pres që të shtunën të kemi një marrëveshje të madhe. Pres më shumë që do të kemi një deklaratë të përbashkët të zotimeve që dialogu do të vazhdojë, në mënyrë që të  gjendet një formulë se marrëveshja a do të nënshkruhet në Paris dhe në Berlin”.

Raci në Rubikon në Shqip thotë që është më e rëndësishme edhe vendi dhe pjesëmarrësit që do të jenë aty.

“Shumë më e rëndësishme do të jetë që nëse shefat e shteteve të Bashkimit Evropian e miratojnë këtë marrëveshje që është ajo garanca që ne po insistojmë. Ajo është garancia që ne e kemi folur shpesh”, ka thënë ai.

 

You may also like