Qyteti ukrainas që po i reziston pushtimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kur forcat ruse mbërritën në qytetin jugor të Ukrainës, Melitopol, në shkurt, ato u ndeshën me rezistencë të ashpër nga banorët.

Vendasit u përpoqën të bllokonin automjetet e blinduara dhe njerëzit valëvitnin flamujt ukrainas, ndërsa trupat ruse u futën për të pushtuar qytetin.

Kur trupat filluan të godasin protestuesit, lëvizja e rezistencës u zhvillua dhe u shfaqen grupe të reja, shkruan BBC-ja të martën.

Nga 20 marsi deri më 12 prill, këta “partizanë eliminuan 70 ushtarë rusë gjatë patrullimit të tyre të natës”, ka njoftuar Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake e Ukrainës.

Këto grupe janë ende aktive pasi javën e kaluar, një tren i blinduar rus thuhet se doli nga shinat ndërkaq dy ushtarë u gjetën të vdekur në rrugë disa ditë më parë.

Ivan Federov, kryebashkiaku i Melitopolit, ka thënë se këto sulme janë organizuar nga grupet partizane.

“Është puna e partizanëve tanë, shërbimeve tona sekrete dhe ushtarëve tanë. Ata e bëjnë këtë punë së bashku”, ka thënë ai.

Si përgjigje, rusët po përpiqen në mënyrë dëshpëruese të shtypin gjithë rezistencën. Ata po kontrollojnë shtëpitë dhe po arrestojnë njerëz, thonë banorët.

Këto grupe rezistence, megjithatë, janë vetëm një pjesë e vogël e lëvizjes.

Rruga Press

You may also like