Qyteti i Shkupit: Janë pastruar 120 deponi në Shkup

by admin
Spread the love

Për herë të parë pas disa dekadash në Shkup po realizohet aksion për pastrimin e deponive të paligjshme ku digjeshin mbeturina të rrezikshme, që është burim i ndotjes së ajrit, tokës dhe ujërave nëntokësore, dhe e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, njoftuan autoritetet lokale.

“Për gati dy muaj, me aktivitet të përbashkët të Qytetit të Shkupit dhe një pjese të komunave të Shkupit, janë pastruar mbi 120 deponi, të hartuara gjatë fushatës parazgjedhore. Janë përforcuar kontrollet e inspektoratit dhe për herë të parë janë shqiptuar gjoba të mëdha ndaj ndotësve të mjedisit jetësor dhe atyre që rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, bëhet e ditur në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Nga Qytetit i Shkupit njoftojnë se pastrimi vazhdon edhe më tej pasi çdo ditë qytetarët raportojnë për krijimin e deponive të reja. Shërbimet inspektuese po punojnë në terren, në mënyrë që të gjithë të respektojnë ligjin dhe nuk do të ketë tolerancë për ndotësit.

You may also like