Qyteti i Shkupit emëron drejtorët e rinjë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qyteti i Shkupit përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë të ditur emrat e drejtorëve të rinjë nëpër ndërmarjet publike.

Radmila Pesheva është emëruar në menaxhimin e N.P Lajka, ndërsa Said Said është emëruar në krye të Nedrmarjes së Rrugëve dhe Rrugicave.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit në N.P Parkingjet e Qytetit te Shkupit është emeruar Krste Petrevski, në NP Parqet dhe gjelbërimet eshte emeruar Zuhejr Rexhepi, ndërsa në N.P Drisla është emëruar Aleksandar Kuzinakov. Në NP Higjiena Komunale do të vazhdoj të udhëheq Kosana Mazneva, në N.Q.P Aleksandar Stojkovski dhe N.P Ujësjellsi dhe Kanalizimi, Marjan Mitevski.

Nga qyteti i Shkupit thonë se UD drejtorët e rinjë do të kenë detyrimin dhe përgjegjësinë që në 6 muajt e ardhshëm të zbatojnë reformat e nevojshme për konsolidimin e ndërmarrjeve publike në periudhën në vijim nga aspekti i përballjes me krizën ekonomike dhe energjetike.

You may also like