Qyteti amerikan padit prodhuesin e makinave pas rritjes së numrit të vjedhjeve (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Baltimore ka paditur së fundmi prodhuesit, duke argumentuar se makinat Hyundai e Kia janë tepër të thjeshta për t’u vjedhur.

Autoritetet vendore thonë se prodhuesit gjigantë koreano-jugorë “po inkurajonë vjedhjet” duke i bërë makinat e tyre tepër të thjeshta për t’u hapur.

Baltimore bëhet tashmë qyteti gjashtë në SHBA që fajëson prodhuesit aziatikë të makinave për rritjen e numrit të vjedhjeve, duke argumentuar se nuk janë të pajisura me “teknologjinë e imobilizimit të mjetit”, duke lënë pronarët e Hyundai e Kia të ekspozuar ndaj vjedhjeve të makinave dhe rritjes së krimit në qytet.

Por përveç rritjes së vjedhjeve të Kia-ve e Hyundai, Baltimore ka parë një rritje dhe të krimit të dhunshëm. Në vitin 2019 qyteti kishte numrin më të madh të grabitjeve të regjistruara në SHBA dhe të dytin për numrin e vrasjeve, ndërsa prej atëherë raportohet se nuk dorëzon më statistika të tillë në qeverinë federale.

Kryebashkiaku i Baltimore justifikohej në një deklaratë se vjedhjet e shumta po ezuarojnë burimet e agjencive të rendit.

“Rritja dramatike e vjedhjeve të këtyre automjeteve në Baltimore nuk do të kishte ndodhur nëse ato do të kishin teknologjinë e duhur për mbrojtjen e pronës së rezidentëve”, tha Brandon Scott në një deklaratë duke shtuar se vjedhjet kryhen thuajse gjithmonë nga adoleshentë.

Kryebashkiaku Scott gjithashtu fajësonte për vjedhjet video në rrjetin Tik Tok ku tregohej sesi këto mjete mund të hapen lehtësisht me mjete si kaçavida apo kabllo USB.

Një deklaratë të njëjtë kanë bërë gjithashtu qytete të tjera amerikane si Kleveland, Milkawee, San Diego, Colombus e Seattle muajt e fundit kundër prodhuesve koreano-jugorë.

Mediat konservatore në vend vërejnë se të gjitha këto qytete qeverisen nga demorkatët me përjashtim të San Diego, dhe se kanë reduktuar ndjeshëm burimet e policisë që prej trazirave racore të 2020 pas vrasjes së Georg Floyd.

Ata shtonin se vjedhjet e makinave në Baltimore ishin dyfishuar sivjet dhe 41% e tyre kishin të bënin me automjete Kia e Hyundai.