Qyteti amerikan do t’i japë të pastrehëve $12,000 secilit, ‘pa asnjë kusht për të plotësuar’

by admin
Spread the love

Denver thotë se po bëhet qyteti i parë në SHBA që nis një skemë të ardhurash minimale të garantuara për të pastrehët.

Projekti është një iniciativë bamirësie e krijuar nga një rezident i dedikuar ndaj qytetit të tij, që është gjithashtu kryebashkiaku Mark Donovan, shkruajnë mediat vendase.

Kjo do të thotë që janë pagesë e përmuajshme pa kushte do të bëhet për të gjithë qytetarët që nuk kanë një shtëpi.

Iniciativa kërkon të ndihmojë njerëzit në nevojë të cilët përballen me “forma të ndryshme diskriminimi”, thuhet në prezantim, si për shembull prej racës së tyre, klasës ekonomike, orientimit seksual, besimit fetar apo treguesve të tjerë të identitetit.

Zyrtarët thonë se mënyra sesi skema do të funksionojnë është kalimi i $2 milionë fonde me qëllim që të pastrehët të marrin $1,000 për 12 muaj radhazi.

Duke folur për rëndësinë që i jep projektit, Donovan tha: “Mendoj se shoqëria jonë mund të bëjë më mirë. Pagesat direkte të parave do të eliminojnë pabarazinë dhe do të ndërtojnë një komunitet më të shëndetshëm këtu në Denver, duke shpresuar të krijohet një model për t’u ndjekur dhe nga qytete të tjera.”

Zyrtarët shtonin më tej: “Të pastrehët, pabarazia e të ardhurave dhe e mundësive, sfidat e shëndetit mendor dhe të varfërisë, vijnë nga mungesa e barazisë në sistemin tonë ekonomik. Prandaj projekti ynë është një mundësi për të eksploruar sesi komuniteti qytetar filantropik dhe sektori privat mund të mbështesin ata që jetojnë në varfëri, veçanërisht fqinjët e tyre, duke u ofruar një dorë stabiliteti”.


Lexo lajme interesante

You may also like