Qytetet evropiane ku hahet më mirë – Shqip

by admin
Spread the love

Dikush udhëton për t’u njohur me kulturat e ndryshme, një tjetër për të fituar eksperiencë e shumë të tjerë për t’u njohur me njerëz të rinj…

Thonë që kush viziton vendet për t’u njohur me shijet e ushqimeve tradicionale janë turistët më të mirë!!

Nëse kulinaria është pjesë e interesave tuaja, lexoni listën e 7 qyteteve të mëposhtme ku hahet më mirë!

Barcelona, Spanjë – Proshuta Serrano, peshku i freskët nga Deti Mesdhe, gatimet tradicionale katalanase në zona si lagja Barri Gòtic, do t’ju bëjnë të riktheni sërish në Barcelonë.

Bolonja, Itali – Qyteti që shpiku “tagliatelle al ragu”. Ecni nëpër dyqanet artizanale familjare në Quadrilatero, ose shijoni shumëllojshmërinë e djathrave të freskët dhe mortadellës në tregun e Mercato di Mezzo.

Bruges Belgjikë – Nga pjatat e shijshme të midhjeve deri tek patate të skuqura të freskëta e waffles me çokollatë të shkrirë, Bruges është një parajsë ushqimore që pret të hulumtohet.

Firence, Itali – Firence është shtëpia e ushqimeve të thjeshta dhe sezonale të freskëta. Mishi i pjekur në skarë, perime të freskëta, supa me bazë fasule dhe bukë. Ahh mos harroni akulloret

Galway, Irlandë – Ju mund të gjeni prodhime të freskëta deti dhe sushi në tregun e Galway.

Londër, Angli – Gjatë viteve të fundit, Londra ka pësuar një transformim në fushën e kulinarisë, ndaj mos e nënvlerësoni nga ky aspekt.

Lion, Francë – Sipas “The Guardian”, Lyon ka qenë kryeqyteti gastronomik i Francës dhe i botës për 76 vitet e fundit.

You may also like