Qytetari nuk i lë gjë pa thënë, kryeministri Rama ia kthen ‘flakë për flakë’ (FOTO)

by admin
Spread the love

Kryeministri Rama prezantoi sot mjediset e reja të Drejtorisë së Përgjithshme të Transporteve në Tiranë, në zonën e Fushë-Prezës.

Mirëpo në këtë postim, kryeministrit i ka komentuar një qytetar, i cili i shkruan se më shumë sesa fasada duhet të shihet personeli që është punësuar aty dhe korrupsioni që po na mbyt.

Me mire te ishin te shkaterruara nga jashte dhe te forta nga brenda, sesa keshtu, ku u beni ambjente luksoze, por te mbyt korrupsioni, injoranca, militantizmi e nepotizmi. Gjithsesi ti vazhdo tu japesh ushqim shpirteror kokebosheve qe te ndjekin. Ne fund te fundit nuk ke shume faj. Ata qe te kane vene dhe mbajne aty ku je, keshtu ta kerkojne ta luash pjesen.”, i shkruan qytetari.

Pas këtij komenti, i menjëhershëm ishte reagimi i klryeministrit Rama, i cili thekson se sot institucionet e Drejtorisë së Transporteve nuk i mbyt më as korrupsioni e as injoranca.

“Kush merr sherbime sot ne institucionet e Drejtorise se Transporteve e di mire se nuk te mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse sherbimet kalojne permes sistemeve digjitale qe nuk njohin as militante as kusherinj! Dhe kaq e vertete eshte kjo, sa qe e provon fakti qe procesi i njohjes se patentave shqiptare ne Gjermani, gje qe as nuk mendohej dot deri disa vite me pare, sot eshte ne fazen e fundit te miratimit ne Bundesrat, dhoma e landeve te Gjermanise! Sharjet e perqeshjet nuk jane argumenta.”, i përgjigjet Rama.

You may also like