Qytetarët të kenë kujdes se çfarë informatash ndajnë në rrjet – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Profesorja universitare, Svetlana Nikollovska në emisionin Klan Debat theksoi se në Maqedoni mungojnë ligje dhe bashkëpunimi mes institucioneve në lidhje me luftën kibernetike. Sipas saj, nëpër banka në vend ndodhin sulme të tilla, por nuk ndahen me opinionin.

“Jo se në banka nuk ka sulme kibernetike por kjo tek ta është sekret zyrtar”, tha Nikollovska.

Sipas profesores Svetllana Nikollovska, tek ne mungo edhe ngritja e vetëdijes tek qytetarët se cilat informata duhet të ndahen në rrjet.

“Në shtetet e zhvilluara fëmijët prej në vegjëli mësohen se çfarë informatash duhet të japin e çfarë jo” deklaroi Nikollovska./KlanMacedonia

You may also like