Qytetarët shqiptarë: Jemi popull i varfër, rritja e çmimeve na ka shtuar mjerimin

by admin
Spread the love

Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, qytetarët shqiptarë shprehen se e vuajnë këtë fenomen, ndërsa rritja e çmimeve sipas tyre, ka vështirësuar edhe me shumë gjendjen ekonomike në familjet shqiptare. Ata ngrenë shqetësimin se rrogat dhe pensionet në Shqipëri janë shumë të ulëta.

Teksa 17 Tetori është vendosur si Ditë Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, qytetarët shqiptarë shprehen se po vuajnë shumë nga ky fenomen, kryesisht gjatë viteve të fundit. Ata e koniderojnë popullin shqiptar të varfër, ndërsa situata sipas tyre ka shkuar drejt përkeqësimit edhe me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe energjisë elektrike. Rrogat dhe pensionet, shqiptarët i konsiderojnë tepër të ulëta.

Rritja e çmimeve, kryesisht e produkteve ushqimore, është renditur edhe nga  BE si një ndër shkaqet kryesore që ndikon në rritjen e varfërisë.

You may also like