Qytetarët presin ndryshime, në “Meto Bajraktar” të drejtë vote kanë rreth 8 mijë votues

by admin
Spread the love

Procesi i votimit në shkollën “Meto
Bajraktari”, në Prishtinë ka filluar me kohë, raporton Ekonomia Online. Drejtoresha
e kësaj shkolle Zana Beqiri ka njoftuar se të drejtë vote në këtë shkollë kanë
7 mijë e 993 votues.

Qemajl Lumani ishte ndër të parët
që kishte ardhur për votuar. Sipas tij, procesi ishte në rregull duke shtuar se
pret ndryshime.

“Ishte krejt në rregull
procesi, pres që të fitoj më i miri, dhe populli të zgjedh të duhurin”.

Arbër Ahmetaj tha se procesin e
votimit e ka përfunduar shpejtë, duke shpresuar në ndryshime.

“Puntë e mira shihen në mëngjes,
për një minutë e përfundova procesin, shpresoj që të ketë ndryshime pasi kam
votuar për ekspertizën e dëshmuar në botë”.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i
fletëvotimeve që janë shtypur për këtë raund është 1 milion e 136 mijë e 150
fletëvotime. Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur më pak fletëvotime, 10 për qind
apo rreth 125 mijë fletëvotime me pak se numri i përgjithshëm i votuesve të
këtij raundi.

KQZ-ja në këto votime do të
angazhojë 80 ekipe mobile vetëm për të mundësuar votimin e personave me nevoja
të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkak të paaftësisë
shëndetësore, fizike apo çfarëdo paaftësie tjetër.

Numri i qytetarëve të regjistruar
si votues me nevoja të veçanta është rreth 2 450, prej të cilëve 1 544 janë
votues të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të paaftësisë
fizike apo shëndetësore, ndërsa 899 janë votues që janë në hospitalizim, në
shtëpi të caktuar për të moshuar, të burgosurit dhe të paraburgosurit.

Po ashtu, KQZ-ja do të angazhojë
edhe 30 ekipe të tjera mobile për të mundësuar votimin e qytetarëve të
infektuar me Covid-19.

Zgjedhjet do të monitorohen nga
mijëra vëzhgues të vendit, ndërsa Bashkimi Evropian tashmë ka dërguar një
mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.

Kujtojmë se gjatë raundit të parë
emrat e 18 mijë e 252 personave të vdekur janë larguar nga lista votuese e
zgjedhjeve lokale e cila do të shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve
– e njëjta listë ka mbetur edhe në raundin e dytë.

You may also like