Qytetarët në Maqedoni a do ta paguajnë 15 denarë një qese plastike?

by admin
Spread the love

Qeset që tani janë në dispozicion në tregje, edhe pse të deklaruara si të biodegradueshme, megjithatë janë ende larg kësaj, përcjell kronika e Alsat.

Nisma “Stop qeseve plastike” thotë se këto janë qese plastike të zakonshme me aditivë. Këto qese nuk lejohen të përdoren në vendin tonë, sepse do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis me dekompozimin e mikro-plastikës, paralajmërojnë nga nisma.

Si hapi tjetër i ministrisë, jo vetëm që e miratuan ligjin, por gjithashtu miratuan rregullore që do të rregullojë standardin për biodegradueshmërinë dhe qeset e reja plastike të jenë vërtet të biodegradueshme, sipas standardeve evropiane dhe botërore dhe kështu do të ndotin mjedisi shumë më pak. Por, mbi të gjitha, parandalimi i mbeturinave duhet të jetë në krye, të përdoren sa më pak qese plastike dhe kështu mjedisi mbrohet”, tha Snezhana Vasilevska- nisma “Stop për qeset e plastikës”.

Sipas Vasilevskës, opsioni për të blerë qese për 15 denarë do t’i dekurajojë qytetarët të bëjnë pazar me qese pikërisht për shkak të çmimit. Ajo beson se kjo nuk është për të dëmtuar standardin e jetesës së qytetarëve, por për të ndryshuar shprehinë dhe për të bërë pazar për mjedis më të mirë. Megjithatë, disa nga qytetarët do të vazhdojnë të blejnë me qese plastike, ndërsa të tjerë thonë se do të përdorin torba./Alsat

You may also like