Qytetarët e Bernës të zemëruar me diplomatët e pamëshirshëm të huaj

by admin
Spread the love

Atmosferë e dendur në kryeqytetin zviceran. Fqinjët janë ankuar për Ambasadën ruse se ata po sillen pamëshirshëm. Që atëherë është përfshirë edhe EDA (Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës)

Nervat kanë filluar të dobësohen. Fqinjët e Ambasadës ruse në lagjen Elfenau të Bernës janë ankuar në një letër drejtuar ministrit të Jashtëm Ignazio Cassis (61). “Punonjësit e Ambasadës ruse bien në sy për stilin e tyre të pamatur të drejtimit, siç jemi njohur tashmë nga Rusia”, thuhej në letër.

Ndër të tjera, ata ngasin shumë shpejt vetuart e tyre. Kufiri i shpejtësisë në rreth është 30. Përveç kësaj, rusët thjesht i parkojnë veturat e tyre ku të dëshirojnë. Banorëve tash u është bërë mjaft. Ata janë gjithashtu të shqetësuar nga fakti se mund të ketë spiunë në zonë, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë. Letra flet për një “situatë të rrezikshme” që është intensifikuar “dramatikisht”.

 

Ndërkohë, edhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) është përfshirë dhe i ka shkruar një letër Ambasadës ruse. Rusëve u kërkohet të respektojnë rregullat e trafikut dhe “të sillen më me kujdes”. Mund të merren masa nëse personeli i huaj diplomatik nuk respekton ligjin zviceran. “Raporti përfundimtar mund të jetë dëbimi i një personi”.
Ambasada ruse i ka mohuar akuzat. Ambasadori Sergei Garmonin tha për NZZ Magazin: “Asnjë nga diplomatët e mi nuk është gjobitur ndonjëherë për shpejtësi të madhe”.
Për më tepër, ndryshe nga shumë misione të huaja në Bernë, ambasada ruse pagoi për të gjitha gjobat “që marrim ndonjëherë për shkelje të vogla të trafikut, siç janë biletat e parkimit të vonuara”.

 

Në ndërkohë, një lexues i rregullt i portalit “Shtegu.com”, i ka dërguar dy foto nga vendbanimi i ambasadorit polak në Bernë, i cili nuk i respekton fare rregullat e banimit të përbashët në ndërtesë. Në bodrumi e ndërtesës ku ai banon, i ka deponuar disa gjësende që kundërmojnë ashpër dhe i shqetësojnë fqinjtë zviceranë, të cilët janë ankuar shpeshëherë, por pa sukses. Në fotot e siguruara mund të shihen gjësendet e deponuara në bodrum dhe para hyrjes së banesës së tij. Mjerim se çka mund të përfaqësojë një ambasador.

Lexo lajme interesante

You may also like