Qytetarët do ta paguajnë për 9.48% më shtrenjtë energjinë elektrike

by admin
Spread the love




Çmimi i ri i energjisë elektrike nga 1 janari, do të jetë për 9.48% më i shtrenjtë. Kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas kryetarit të KRRE-së ky çmim është rritja minimale që mundeshin ta bëjnë. Poashtu bëri me dije, se për këtë vendim kompanitë e sistemit elektro energjetik nuk janë të kënaqura.

Marko Bislimovski, kryetari i KRRE-së

“Siç e dini kompanitë, kur parashtruan kërkesë deri tek KRRE, duke pasë parasysh edhe çmimin e EMV-së ku kërkohej që të ketë rritje prej rreth 38%. Ne me vendimin tonë arritëm që kompanitë të mos na bëjnë presion të madh ndaj çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe të mos shkaktojmë çmime shokante, më shumë se 100 milion euro. Përfundimisht me këtë vendim, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë rritet për 9.48%. Rritja reale do të ishte shumë më e madhe, por arritëm të shkurtojmë shumë harxhime dhe në mënyrë shtesë Qeveria mori për obligim të ju ndihmoj kompanive shtetërore periudhën e ardhshëshme”.

Bislimovski njoftoi se e kanë hequr tarifën e lirë ditore që deri tani ka qenë nga ora 14:00-16:00. Kjo pasi siç tha nëse nuk do e hiqnin tarifën e lirë ditore, shtrenjtimi i rrymës duhet të bëhej për 14.23%.


You may also like