Qytetarët ankohen se vaksina nuk ka pasur efekt në shëndetin e tyre

by admin
Spread the love

Kohëve të fundit ka rritje të numrit të rasteve me covid. Kjo për faktin e grumbullimit të qytetarëve në vende të mbyllura. E IKSHPK-ja vazhdimisht po bënë thirrje që qytetarët të marrin vaksinat, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e  tyre, raporton Ekonomia Online.

E në anën tjetër, qytetarët kanë mendime të
ndryshme. Të intervistuar nga Ekonomia Online, disa po thonë se është mirë të
merret vaksina e disa të tjerë thonë se nuk ka pasur efekt.

Ismet Smajlaj thotë se që të tri vaksinat nuk
kanë pasur efekt, raporton Ekonomia Online.

“Po i kom marr. Jo nuk e kam ndërmend të marr
të katërtën. Na thonin boll. Te unë s’kanë pas efekt se kam pasur sëmundje të
sheqerit, zemrës”, tha Smajlaj.

E Lizavet Tërrshani, tha se ka marrë tri
vaksinat dhe po pret që ta marrë edhe të katërtën.

Tutje, ajo tha se nëse infektohen më shumë njerëzit,
duhet të mbahet maska sidomos ku ka shumë njerëz.

“I kam marrë tri vaksina deri tash edhe nëse
rriten rastet ko me marr edhe të katërtën. Kanë pasur efekt dhe më kanë
ndihmuar shumë sepse e kom pas coronën. Në qoftëse infektohen më shumë njerëzit
mendoj që duhet të mbahet maska sidomos ku ka shumë njerëz”, tha Tërrshani.

Ndërsa, Engin Kasabaqi tha se ata që kanë
sëmundje kronike është mirë me marr edhe vaksinën e katërt.

“Unë i kam marr tri vaksina. Ndoshta e marr edhe të katërtën. Mbase e kom marr nuk më ka ra covidi. Ata që kanë sëmundje kronike është mirë me marr”, tha Kasabaqi.

You may also like