Qindra zona mbeten pa energji elektrike në Ukrainë, pas sulmeve me raketa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Energjia është rivendosur në rreth 3500 vendbanime në të gjithë Ukrainën ditën e sotme, por ende mbi 300 mbeten pa furnizim.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave raportoi se këtë mëngjes 30% e qytetit perëndimor të Lviv ishte pa energji elektrike, pasi sulmet ruse vazhduan të martën.

Dje, forcat ruse goditën infrastrukturën kritike dhe civile në 12 rajone të Ukrainës, duke arritur në 20 qytete.

Rreth 30 zjarre u shkaktuan dhe të paktën 19 njerëz u vranë, shkruan Sky News.

Në Kiev furnizimi me energji elektrike ishte pjesërisht i kufizuar për konsumatorët industrialë dhe familjarë.


Top Channel

You may also like