Qindra të vrarë nga përmbytjet masive prej shirave në Pakistan (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përmbytje masive nga reshjet të papritura të shiut kanë vrarë rreth 1,000 njerëz në Pakistan dhe kanë detyruar të zhvendosen mijëra të tjerë që prej qershorit, njoftojnë zyrtarët.

Rritja e shifrës së viktimave vjen pasi kryeministri Shehbaz Sharif, kërkoi ndihmë ndërkombëtare për dëmet e përmbytjeve, teksa mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen.

Qeveria ka shpallur emergjencën prej shirave të papritur tropikalë që prej me se një muaji vijojnë të sjellin shkatërrim në Pakistan.

Agjencia kombëtare e emergjencave tha sot se 45 janë vrarë në incidente të lidhura me përmbytjet në dy ditët e fundit.

Kjo e çon numrin total të viktimave që prej mesit të qershorit në 982 të vdekur e 1,456 të plagosur.

Shumë zona të Pakistanit janë bërë tashmë të paarritshme dhe grupet e shpëtimit nuk po arrijnë të evakuojnë njerëzit e bllokuar.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ura rrugë e ndërtesa të mbuluara nga uji dhe njerëz që vrapojnë për të zbrazur shtëpitë e tyre.

Ushtria është thirrur për të ndihmuar por përmbytjet janë të shtrira në një hapësirë prej rreth 130 km gjatësi.