Qindra aktivistë anti-abort marrin pjesë në marshim mes dëborës në Uashington (fotot)

by admin
Spread the love

Në dëborë e temperatura ngrirjeje, qindra mbështetës e aktivistë anti-abort merrnin pjesë sot në mitingun e përvitshëm ‘Marshim për Jetën’ para Kongresit në Uashington.

Data përkujtimore shënon përvjetorin e vendimit famëkeq  të vitit 1973 të njohur si Roe v. Wade që legalizoi abortin në të 50 shtetet e SHBA.

Çështja pritet të jetë një nga pika kryesore të debatit për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti.

“Aborti është vrasje,” thërrisnin disa grupe pjesëmarrësish, teksa ecnin para ndërtesës së Kongresit, Capitol Hill, gjykatës së lartë dhe institucioneve të tjera.

Disa prej tyre mbanin kryqe ose imazhe të tjera kristiane, duke nxitur amerikanët të lindnin më shumë fëmijë.

Lëvizja që e përshkruan veten si “pro-jetës” shënoi një fitore të rëndësishme në qershor 2022 kur gjykata e lartë refuzoi t’i bindej ligjit federal Roe v. Wade, duke lënë jurisdiksionin në dorë të shteteve të veçanta.

Por përseri në shumë shtete janë ruajtur të drejtat e abortit duke votuar kundër kufizimit të tyre.

“Kemi ende shumë punë për të bërë,” tha aktivistja Julie, nga New Jersey e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj për rrjetin AFP.

Ajo shtonte se duhet të vijojë edukimi i nejrëzve për të refuzuar të drejtën e abortit dhe për të siguruar mbështetje për gratë që kanë shtatezani të paplanifikuara.

Aborti është një nga temat e presidenciale të 2024 teksa zv. presidentja demokrate Kamala Harris, ka nisur një turne kombëtar për të mbrojtur të drejtën e abortit.

Ndërsa shumë shtete republikane aborti është kufizuar ose ndaluar, duke refuzuar nxitjen liberale të partisë së presidentit Biden.


Top Channel

You may also like