Qeveria Zaev nuk e ka shumicën, Sinani propozon një zgjidhje të mundshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas dështimit të votëbesimit të qeverisë, as pushteti dhe as opozita nuk e kanë shumicën e nevojshme, as për të vazhduar përpara e as për të votuar për zgjedhje të reja. Asnjëra palë nuk i ka 61 deputetë, kështu situata 60-60 ka hapur diskutime.

Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe kryeredaktori i TV Shenja, Ismail Sinani, në një status në rrjetin social Facebook. Në statusin e tij Sinani sugjeron një zgjidhje tjetër, se meqë Qeveria Zaev nuk e ka shumicën, një ndër zgjedhjet mund të jetë edhe kjo: “Nëse vërtetë çështja e integrimit është aq e rëndësishme për të gjithë, siç edhe po deklarohen pa përjashtim, atëherë le të zotohen të gjitha partitë se deri më 14 dhjetor do ta mbështesin Qeverinë aktuale në miratimin e të gjitha ligjeve, por nëse në atë ditë nuk hapet rruga e eurointegrimeve, Zaev le ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvend”, transmeton InfoShqip.

Në vazhdim shkrimi i plotë i Ismail Sinanit në Facebook:

“Zgjidhja mund të jetë edhe kjo! Deri më 14 dhjetor, dita kur po shpresohet se Bashkimi Europian do t’ia hapë rrugën Maqedonisë së Veriut me kusht që të zgjidhet ngërçi me Bullgarinë, kanë ngelë edhe 29 ditë, pra edhe katër javë, realisht shumë pak. Ndërkohë në ditët në vijim në Kuvend pritet miratimi i Buxhetit 2022. Nëse vërtetë çështja e integrimit është aq e rëndësishme për të gjithë, siç edhe po deklarohen pa përjashtim, atëherë le të zotohen të gjitha partitë se deri më 14 dhjetor do ta mbështesin Qeverinë aktuale në miratimin e të gjitha ligjeve, por nëse në atë ditë nuk hapet rruga e eurointegrimeve, Zaev le ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvend. Më pas, ose lë të themelohet një qeveri teknike që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, ose le të formohet një shumicë e re, ose vendi le të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në këtë mënyrë të gjithë do të bindemi në SINQERITETIN e atyre që flasin për vlera të larta.”– përfundon Sinani. /InfoShqip.com

You may also like