Vetëm 47.6 për qind të planit të punës e ka realizuar Qeveria e Kosovës
gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2022, kështu u tha në raportin e
publikuar nga Lëvizja FOL, raporton Ekonomia Online.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se nga 2,063 aktivitete, janë realizuar vetëm 47,6 për qind të planit për këtë periudhë.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e Lëvizjes “Fol”.
“Zyra e Kryeministrit ka paraparë 98 aktivitete, por ka realizuar vetëm 46,9 për qind. Ministria e Punëve të Jashtme ka paraparë 35 aktivitete. Ministria e Drejtësisë ka realizuar vetëm 55 për qind të aktiviteteve”, ka thënë ajo.
Ajo ka sqaruar se 46.9 për qind të planit e ka realizuar zyra e kryeministrit, Ministri e Punëve të Brendshme ka realizuar 53.9%, përderisa Ministria e Drejtësisë ka realizuar 56.4 për qind të planit të punës.
Ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka realizuar 58. 3 për qind të planit. 22.3 për qind i ka realizuar Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu, ndërsa ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporë ka realizuar 42 për qind të planit të Punës.
Për
më shumë detaje rreth perfomancës së Zyrës së Kryeministrit dhe secilës nga
ministritë i gjeni në vazhdim:
Zyra e Kryeministrit – në kuadër të Planit
Strategjik dhe Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të
realizoj 98 aktivitete prej të cilave ka realizuar 46 nga këto aktivitete.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe
Diasporës
– në kuadër të PSO-së, për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të
realizoj 35 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 15 nga këto aktivitete.
Ministria e Mjedisit,
Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – për periudhën janar – qershor 2022, ka
paraparë të realizoj 461 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 103 nga këto
aktivitete.
Ministria e Drejtësisë – në kuadër të për
periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 94 aktivitete, prej të
cilave ka realizuar 53 nga këto aktivitete.
Ministria e Zhvillimit Rajonal – në kuadër të PSO-së, për
periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 40 aktivitete, prej të
cilave ka realizuar 38 nga këto aktivitete.
Ministria e Arsimit, Shkencës,
Teknologjisë dhe Inovacionit
– për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 96 aktivitete,
prej të cilave ka realizuar 56 nga to.
Ministria e Ekonomisë – për këtë periudhën ka
paraparë të realizoj 135 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 77 nga këto
aktivitete.
Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të PSO-së
për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 191 aktivitete,
prej të cilave ka realizuar 103 nga
këto aktivitete.
Ministria e Industrisë,
Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
– për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 123 aktivitete,
prej të cilave ka realizuar 63 nga këto aktivitete.
Ministria e Administrimit të
Pushtetit Lokal
– në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të
realizoj 25 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.
Ministria e Financave, Punës dhe
Transfereve
– në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të
realizoj 126 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 80 nga këto aktivitete.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë
dhe Zhvillimit Rural
– për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 43 aktivitete,
prej të cilave ka realizuar 33 nga këto aktivitete.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit
– në kuadër të PSO-së ka paraparë të realizoj 512 aktivitete, prej të cilave ka
realizuar 259 nga këto aktivitete.
Ministria e Shëndetësisë – kishte paraparë të
realizoj 76 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 28.
Ministria për Kthim dhe
Komunitete
– për periudhën janar – qershor 2022 ka
paraparë të realizoj 8 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 7 nga to.
Ndërkaq,
sa i përket Ministrisë së Mbrojtjes
– në kuadër të Planit Strategjik Operacional për periudhën janar – qershor
2022, ka paraparë të realizoj 14 aktivitete, mirëpo nga kjo ministri s’kemi
marrë përgjigje se sa janë realizuar këto aktivitete.