Qeveria propozon zgjatjen e afatit të krizës me energjinë elektrike

by admin
Spread the love




Qeveria në seancën e sotme përcaktoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e krizës në furnizimin me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe situatës në tregjet e energjisë elektrike.

 

“Me këtë Propozim-vendim i propozohet Kuvendit që të miratojë shtyrjen e afatit për ekzistimin e situatës krize në furnizimin me energji elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm, pra deri më 9 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


You may also like