Qeveria premtoi rritje të pagës minimale deri në fundvit, e ne ende s’po shohim asnjë vendim (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po refuzon të merret me kërkesat e sektorëve të ndryshëm për rritje page, specifikisht për implementimin e Ligjit të Pagave.

Ai, në Edicionin Special, u shpreh se kryeministri Kurti e zhvendos debatin në çështje personale, sa herë që përballet me premtimet që ka dhënë, e që sipas tij, po dështon në secilën prej tyre, njofton Klankosova.tv.

”Ndonëse ky Ligj i Pagave ka qenë në agjendë legjislative, nuk është bërë dhe deri më tani nuk kemi parë ndonjë qasje serioze të qeverisë. Kjo është edhe brenga kryesore e jona si parti opozitare. Ne kemi kërku edhe një datë prej kryeministrit, se kur mund ta procedojë në kuvend”.

”Por, si zakonisht, kur kryeministri përballet me premtimet që ai vetë i ka dhënë, e ka si zakon që debatin ta orientojë në çështje personale, ose të diskutojë për të kaluarën, por nëse e krahasoni, ose e keni vëmendjen për diskutimin e kryeministrit, në 10 minutat e fjalimit të tij, ai ia kushtoi Ligjit për Paga, që e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese”.

”Ai nuk u mor me këtë që është kërkesë eksplicite e këtyre kategorive. Nëse e analizojmë buxhetin e Republikës së Kosovës, nuk reflektohet ndonjë rritje e pagave deri në vitin 2024. Qeveria nuk ka paraparë që ta implementojë Ligjin e Pagave deri në vitin 2025. Ka mospërputhje në deklarimet e tyre. Në një anë thonë se ka rritje ekonomike, e në anën tjetër, nuk ka rritje të pagave për asnjë sektor”.

”Ka edhe një rast tjetër, ka rritje të çmimeve të produkteve të konsumit ditor. Nëse krahasojmë që kur Hashim Thaçi ka rritur pagat në sektorin publik e sektorin privat, ndërkohë ka rritje të çmimeve. Ndonëse qeveria ka premtuar që të ketë rritje të pagës minimale deri në fundvit, ne nuk shohim një vendim të qeverisë as për aty. Këto janë dështime në të gjitha premtimet që kanë dhënë”.

You may also like