Qeveria planifikon masa stimuluese për vaksinimin e të rinjve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në programin e qeverisë së re të udhëhequr nga lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski parashikohen masa stimuluese për rritjen e interesimit për vaksinimin kundër Covid-19 tek të rinjtë, si target grup që ka rezistencën më të madhe ndaj imunizimit. Masat e Qeverisë, siç thuhet, kanë për qëllim mbajtjen e qendrave shëndetësore në gjendje të plotë dhe me staf dhe numër shtretërish dhe objektesh teknike në shërbim të qytetarëve. Është paraparë që me certifikatën e vaksinës të rinjtë të përfitojnë ulje, gjegjësisht ushqim dhe pije falas si dhe shpërblime të tjera.
“Procesi i vaksinimit është vendimtar për parandalimin e simptomave të rënda tek pacientët, dhe në këtë mënyrë për të parandaluar mbingarkimin e sistemit shëndetësor, gjegjësisht që të mos vijmë në situatën që një qytetar të mos të trajtohet në kohë dhe siç duhet”, thuhet në program.


You may also like