Qeveria partner me krimin – Shqip

by admin
Spread the love

 “Gjysma e anëtarëve të karteleve ballkanike të drogës me pasaporta të RMV-së”

Kryetari I VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski ka folur për ngjaren e fundit të vrasjes së dy të rinjëve në Shkup. Sipas Mickoski e gjithë kjo po ndodh sepse në Maqedoni ai që duhet ta ndjek krimin është partner i krimit.

“Kur nuk ka kufi të qartë mes qeverisë dhe krimit, kur gjysma e anëtarëve të karteleve ballkanike të drogës kanë pasaporta të Maqedonisë së Veriut që u jepen këtu, atëherë është normale që krimi ka vendin e vet, dhe fatkeqësisht kjo është Maqedonia jonë. Prandaj them se sa më shpejt të largohen, aq më shpejt do të përfundojë kjo sjellje devijante”,deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE- së ,Hristijan Mickoski.

Këto komente Mikcoski I dha gjatë mbikqyrjes së punimeve ndërtimore në rrugën lokale Novo Sellë – Bosillovë. Lidhur me ngjarjen, nga Prokuorira as sot nuk kishin detaje shtesë. Nga atje thonë se po vijon mbledhja e dëshmive materiale por edhe dëgjimi I dëshmitarëve të ngjarjes./KlanMacedonian

You may also like