Qeveria nuk pranoi propozimin për gaz më të lirë – Shqip

by admin
Spread the love

SHA EMV: KOMPANIA E PROPOZUAR NUK BËN DËRGESË ME GAZ PËR NJË PERIUDHË TË CAKTUAR

VMRO – DPMNE akuzon qeverinë se po e çon vendin në pasiguri energjetike. Nënkryetarja e kësaj partie, Gordana Dimitrievska Koçoska deklaroi sot se, VMRO – DPMNE ofroi pozicione dhe kontakte që janë në mundësi të sigurojnë gaz për Maqedoninë me kushte më të volitshme për shtetin. Por, sipas saj, në vend që të pranojë mundësinë që të furnizohet gaz për qindra euro më i lirë se çmimet e bursës, qeveria vazhdoi të blejë gaz të shtrenjtë për shkak të interesave personale të biznesit.

“Çmimi i ofruar nga kontakti i dhënë nga VMRO – DPMNE është për disa qindra euro më i lirë nga ai i bursës. I njëjti mundëson siguri dhe parashikueshmëri edhe për shtetin edhe për ekonominë dhe do të na mbronte nga goditjet eventuale në tregun e energjencave në periudhën e dimrit kur çmimet e marra nga viti i kaluar mund të shkojnë edhe deri në mbi 3000 euro për 1000 metër kub normal gaz” – tha Gordana Dimitrievska Koçoska, nënkryetare e VMRO-DPMNE-së.

ShA EMV ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve të VMRO – DPMNE -së, duke thënë se, kompania e propozuar nga Mickoski asnjëherë nuk ka dorëzuar dokumentacion të kompletuar dhe referencat e nevojshme për të gjithë ofertuesit. Nga EMV po ashtu thonë se, në mënyrë shtesë janë informuar se, kompania nuk ka mundësi të bëjë dërgesë të gazit për një periudhë të caktuar.

“Me kompaninë është nënshkruar vetëm marrëveshje fillestare EFET, e cila është marrëveshje standarde mes palëve në tregun evropian për energjenca, ndërsa i cili është i pavlefshëm pa dorëzimin e ofertës konkrete për sasitë, prejardhjen, dërgesën dhe garancinë bankare. Kompania e theksuar u kontaktua drejtpërdrejt nga persona përgjegjës nga SHA EMV, u thirr në disa shpallje për furnizim të gazit natyror dhe janë bërë përpjekje nga ana jonë që të vihet deri te oferta komplete e cila mund të shqyrtohet në përputhje me shpalljen për furnizim” – thonë nga SHA EMV.

Kujtojmë se, me kërkesë të Qeverisë, në tetor të këtij viti u realizua një takim mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ku ky i fundit dha propozimet e tija për tejkalimin e krizës energjetike. Pas takimit, nga VMRO thanë se i kanë dorëzuar Qeverisë kontaktet dhe kanë caktuar takimet për furnizime me sasi të gazit dhe mazutit me çmim më të lirë se ai i bursës. /KlanMacedonia/

You may also like