Qeveria nëpërmjet gjuhës propagandistike po fsheh ndryshimin e Kurtit – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se ish-bashkëpartiaku i tij, kryeministri aktual, Albin Kurti, ka ndryshuar, derisa pushteti është shumë i shkathet me “gjuhën propagandistikë” që t’i mbulojë dështimet e Qeverisë Kurti.

Më tej ai ka thënë se debat janë të nevojshme për të diskutuar edhe zbërthyer ndryshimet që qytetarët të jenë të informuar për ndryshimet.

“Jo çdo herë ndryshimet janë të dukshme dhe kur është i dukshëm pushteti Kurtit e ka mundësin nëpërmjet gjuhës propagandistike me mbulua ndryshimin. Edhe këtu ka një farë dallimi në shoqërinë kosovare në mes të fjalëve që ia besojnë politikanit edhe veprave që nuk ja shohin ose nuk munden me analizua”, ka deklaruar Ymeri, në RTV Dukagjini.

Sipas, Ymerit, Kurtit i takon përgjegjësia e llogaridhënies pse i ka realizuar ose nuk i ka realizuar premtimet apo mos premtimet e caktuara jo analisteve.

“Po me dal me thënë se kjo është çfarë ka dashur Partia Lëvizja Vetëvendosje e me vepruar të kundërt e asaj që ka fol LVV-ja është hipokrizi e madhe dhe patolerueshëm. Ma shumë se sa ndryshimi i Albin Kurti është fshehja e ndryshimit që po i bënë qeverisja e LVV-së së bashku me Kurtin këtij ndryshimi”.

Ymeri ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti II, janë të ngjashme me qeveritë e kaluar por vetëm retoriken e kanë atë që kanë pasur në opozitë.

You may also like