Qeveria në vitin 2022 do të furnizohet me 500.000 vaksina antikovid “Fajzer”

by admin
Spread the love




Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi informatën për furnizim të vaksinave kundër KOVID-19 për vitin 2022, sipas të cilës është konfirmuar nevoja për furnizim të 500.000 dozave të vaksinës mRNA (mRNK) nga prodhuesi “Fajzer”, ku do të kyçen edhe dozat pediatrike në sasi prej 1 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve në vend të moshës prej 5 deri 12 vjeç, përkatësisht rreth 10.000 doza.

“Në pajtim me informatën, dërgesat e dozave për të rriturit të fillojnë nga muaji maj, ndërsa dozat pediatrike në tremujorin e parë të vitit 2022, ndërsa sasia e përgjithshme duhet të arrijë deri në dhjetor 2022”, kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp.

Nga Qeveria shtojnë edhe se furnizimi me këtë sasi të vaksinave kundër Kovid-19 për vitin 2022 bëhet për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik dhe për rifillim të ekonomisë si interes publik.


You may also like